Gazeta “Pobjeda” e Podgoricës shkruan se qytetari i Serbisë, i arrestuar në Mal të Zi, Aleksander Sinxheliq, i cili po mbahet në Burgun e Shpuzës, ka pranuar se ka siguruar pajisjet dhe armët e zjarrit me qëllim për t’ u shërbyer me to natën e 16 tetorit me rastin e publikimit të zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi. Ai ka shpjeguar po ashtu se me armët dhe ithtarët e tij kishte për qëllim ta pushtonte ndërtesën e Kuvendit. Sinxheliq ka dhënë hollësi lidhur me qëllimet për organizimin e sulmeve terroriste, duke treguar se me cilët persona ka komunikuar për ta vënë në jetë planin. Gazeta ka zbuluar edhe fatin se Sinxheliq ishte i lidhur ngushtë me ish shefin e xhandarmërisë së Serbisë, Bratisllav Dikiq, dhe së bashku me te kishte hartuar planin për veprime kriminale kundër institucioneve në Mal të Zi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …