Ambasadori i Shteteve të bashkuara të Amerikës në Kosovës, Greg Delawie, ka deklaruar se për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, është me rëndësi që të sigurohen faktet e duhura. Ai në një postim të tij ka shkruar se e mirëpret vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për përfshirjen e hetuesve të pavarur për t’i zbardhur arsyet e vdekjes së Astritit. Vdekjet në paraburgim janë gjithmonë shqetësuese. Është me rëndësi që të sigurohen faktet. E mirëpres vendimin e Ministrisë se drejtësisë për përfshirjen e hetuesve të pavarur në hetim, ka shkruar ambasadori Delawie, i cili nuk ka ndonjë simpati për Lëvizjen Vetëvendosje, por kërkon që e drejta dhe e vërteta lidhur me këtë rast t’i zbardhen sa më parë opinionit në Kosovë e më gjerë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …