Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi e ka quajtur, vdekjen e Astrit Deharit në Burgun e Prizrenit një “tragjedi kombëtare”, ndërkohë që ka kërkuar që të mos përdoret për poenë politikë. “E vërteta do të dalë së shpejti, do të jetë e pa kompromis si dhe do të vërtetohet nga akterë vendorë e ndërkombëtarë” ka thënë Kuçi për mediet. Ai madje ka bërë të ditur se nëse është nevoja mund të thirren edhe ekipe ndërkombëtare të hetimit të vdekjes së Astrit Deharit duke përmendur “FBI-në dhe CIA-në. “Qeveria e Kosovës dhe institucionet janë të gatshme të ofrojnë mbështetje. Kjo është tragjedi kombëtare, nuk duhet të fitoj apo të humbet poenë dikush në tragjedinë e një të riu ka thënë, Hajredin Kuçi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …