Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar kandidatin republikan, Donald Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Thaçi në një postim ka shkruar se miqësia mes dy vendeve është bazë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh. “Duke qenë i vetëdijshëm për rolin udhëheqës të Amerikës në arenën ndërkombëtare, jam i bindur se presidenti i zgjedhur, me përgjegjësinë më të lartë, do t’i adresojë sfidat e shumta në nivel global”, ka shkruar Thaçi. “Miqësia e përhershme ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë është bazamenti mbi të cilin do ta vazhdojmë thellimin e bashkëpunimit dypalësh. Sekretares Clinton i jemi përgjithmonë mirënjohës për mbështetjen e saj të vazhdueshme për popullin dhe shtetin e Kosovës”.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …