Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ngushëlluar kandidaten demokrate, Hillary Clinton për humbjen e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, derisa i ka uruar sukses kryetarit të ardhshëm republikanit, Donald Trump. “Populli amerikan beri sot zgjedhjen e tij. Një mike e madhe e Shqipërisë, Kosovës dhe gjithë shqiptareve, Hillary Clinton, nuk i’a doli dot te bëhet kryetarja e parë, femër në historinë e Shteteve te Bashkuara”, ka shkruar Rama. “Kundërshtari i saj, Donald Trump, u zgjodh Presidenti i 45-të i Amerikës duke e bindur Sovranin te votoje alternativen e tij, pas një debati te pazakonshëm brenda e jashtë Shteteve te Bashkuara te Amerikës”, ka shtuar ai. Duke i uruar Trumpit fitoren dhe te gjithë suksesin qe amerikanet dhe miqtë e partneret, i urojnë atij vendi te madh, kam bindjen se marrëdhënia jone strategjike me Shtetet e Bashkuara, do te vijojë të forcohet ne funksion te vlerave e te interesave te përbashkëta, te cilat e bëjnë Shqipërine një mik e aleat te çmuar te popullit e te qeverise amerikane”.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …