Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës të mbajtur sot, me propozim të Ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, Forumi Ekonomik i Grave është bërë anëtarë me të drejta të plota në Këshillin Kombëtar për Zhvillim Ekonomik (KKZHE). Forumi Ekonomik i Gruas është i përbërë nga organizata që angazhohen në fuqizimin e pjesëmarrjes dhe kontributit të gruas në ekonomi. Këto organizata janë: Dera e Hapur, Rrjeti i Grave të Kosovës; “Gratë për Gratë”, Gratë në Biznes, SHE-Era, Rrjeti Multietnik i Grave Ndërmarrëse, OJQ Liria, Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës (G7); Rrjeti i Organizatave të Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase të Kosovës (Rrograek) dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore. Pjesëmarrja e Forumit Ekonomik të Grave në Këshillin Kombëtar për Zhvillim Ekonomik do të mundësojë përfaqësimin e drejtë të interesit të grave dhe do të thellojë më tej dialogun me institucionet shtetërore në funksion të avancimit të të drejtave të barabarta gjinore dhe zhvillimit ekonomik të vendit tonë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës
Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …