Pas reshjeve të dendura të shiut që kanë mbuluar vendin, komuna e Malishevës është në situatë më të vështirë nga këto përmbytje. Drejtori i arsimit në këtë komunë Avdi Morina në një prononcim për radion Kosova e Lirë ka deklaruar se në komunën e Malishevës pas vërshimeve të shiut tani gjendja është drejt normalizimit. Pas një dite të vështir që ishte përfshi nga reshjet e shiut ku shume rruge që ishin të bllokuara nga vërshimet edhe disa fshatrat të kësaj komune, ne si drejtori pas vlerësimit të gjendjes në bashkëpunim me drejtorinë për Emergjencë dhe Shpëtim kemi ndërpre për ditën e mërkure procesin e mësimit. Tani që janë ndalur reshjet e shiut dhe gjendja është normalizuar, procesi mësimor do të fillon ditën e enjte me orar të rregullt. Ndërsa dita e humbur në procesin mësimor do të zëvendësohet me një ditë tjetër, është shprehur ndër të tjera drejtori Morina.
Kontrolloni gjithashtu
Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas
Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …