Nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunaçek sot do të qëndrojë në Kosovë. Ajo do të mbajë një konferencë për media në Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së, në Prishtinë. Vizita e zonjës Lunaçek në vendin tonë bëhet pas publikimit të Raportit të Progresit për Kosovën nga Komisioni Evropian.
