Një delegacion i Kuvendit të Republikës së Kosovës po qëndron për vizitë zyrtare në Turqi dhe kanë zhvilluar disa takime të ndryshme në Parlamentin e Turqisë në Ankara. Një delegacion i Kuvendit i udhëhequr nga deputetja Njomza Emini, kryetare e Komisionit për Integrime Evropian, i shoqëruar nga dy deputetë kanë zhvilluar disa takime të ndryshme në Parlamentin e Turqisë në Ankara. Ky delegacion është pritur nga Komisioni homolog, përkatësisht nga Komisioni për Harmonizim me Bashkimin Evropian, me të cilin kanë diskutuar për bashkëpunimin e dy komisioneve parlamentare dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet tyre. Ndër tjerash z. Mehmet Kasim Gulpinar, kryetar i këtij komisioni ka shprehur interesimin për rritjen e mëtutjeshme të bashkëpunimit ndërmjet dy Komisioneve dhe parlamenteve. Gjithashtu, delegacioni ka vizituar Qendren Kulturore Sami Frashëri në Ankara. Ndërsa delegacioni është shoqëruar dhe nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara, përkatësisht nga Ambasadori Avni Spahiu.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …