Ulrike Lunaçek: Progresi i arritur duhet çuar përpara, rruga euro-integruese e Kosovës është e pakthyeshme

Ulrike Lunaçek: Progresi i arritur duhet çuar përpara, rruga euro-integruese e Kosovës është e pakthyeshme

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën pranë Komisionit të Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, ka deklaruar se progresi i arritur duhet çuar përpara sepse rruga euro-integruese e Kosovës është e pakthyeshme. Ajo këto komente i bëri gjatë takimit me ministren e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ku edhe ofroi mbështetjen e saj të plotë që ky proces të përmbyllet sa më parë dhe me sukses. Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha tha se vizita e Lunaçek po zhvillohet pas publikimit të Raportit të Progresit për Kosovën nga Komisioni Evropian, raport që evidenton hapat pozitiv të Kosovës por edhe kriteret që duhen përmbushur për marrjen e vendimit për liberalizimin e vizave. Forcimi i shtetit ligjor është kriteri i dytë, theksoi ministrja Hoxha, dhe shprehu përkushtimin e  realizimit të reformave për sundimin e ligjit, konsolidimin e qeverisjes së mirë por edhe reformat ekonomike, në funksion të këtij kriteri. Këto, sipas saj, arrihen bashkërisht përmes koordinimit dhe mbikëqyrjes nga ana e BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …