Një delegacion i FSK-së po qëndron për vizitë në Turqi

Një delegacion i FSK-së po qëndron për vizitë në Turqi

Ministri i FSK-së Haki Demolli dhe oficerë të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si gjeneral brigade Zymer Halimi, drejtor i Drejtorisë për Operacione në MFSK dhe gjeneral brigade Gëzım Hazrolli, zëvendëskomandant i Komandës së Forcave Tokësore në FSK, të shoqëruar nga atasheu i FSK-së në Republikën e Turqisë, nënkolonel Bekim Osmani, po marrın pjesë në Panairin e Tretë të Mbrojtjes ,,High Tech Port’’ të organızuar nga Asociacioni i Pavarur i Industrialistëve dhe Biznesmenëve, MÜSIAD në Stamboll.  Gjatë vizitës, ministri Demolli u takua me ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë z. Fikri Isık me të cilin biseduan për bashkëpunimin në mes dy ministrive sipas marrëveshjes dypalëshe  si dhe për planet për bashkëpunim edhe në të ardhmen. Demollı, po ashtu pati rastin që të takohet me ministrin për Ekonomi të Turqisë z. Nıhat Zejbekxhı, si dhe me  delegacione ushtarakësh të lartë nga shtetet partnere si dhe shtetet tjera pjesëmarrëse  në këtë panair.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …