leoni

Tim Judah

Tim Judah: Zgjedhja e Donald Trumpit nuk do ta kthejë Kosovën në Serbi

Eksperti i njohur britanik,  Tim Judah ka deklaruar se zgjedhja e Donald Trumpit në postin e kryetarit të Amerikës nuk do ta kthejë Kosovën në Serbi. Po zgjedhja e tij në krye të shtetit më të fortë të botës është zgjedhje e keqe si për SHBA-në ashtu dhe për botën tjetër. Judah Trumpin e ka krahasuar me liderin radikalëve serbë Vojislav Sheshelin. “E kam shumë të qartë se zgjedhja e Trumpit është e keqe si për SHBA-në ashtu dhe për pjesën tjetër të botës. Po ta krahasoja këtë me Ballkanin: Votuesit për Brexit, ashtu si i shoh unë, janë ata që në vitet e 90-ta e kanë përkrahur Sheshelin prandaj dhe nuk habitem pse ai e përkrah Trumpin, i ka thënë gazetës “Blic” të Beogradit, analisti  Tim Judah. Të dy, përfaqësojnë një lloj nacionalizmi destruktiv. “Shesheli ka dashur që Serbinë ta bëjë të madhe e këtë e do edhe Trump, por jo territorialisht. Për ithtarët e Trumpit, meksikanët, latinoamerikanët dhe myslimanët janë si ustashët, xhihadistët, të cilët Trump do t’i deportonte në kuptimin e spastrimit të 11 milionë meksikanëve ose nga 15 mijë sish brenda ditës”, ka thënë Judah.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …