Partitë opozitare

Partitë opozitare do ta bojkotojnë sërish takimin e thirrur nga kryetari Thaçi për reformën zgjedhore

Zyra e Kryetarit ka njoftuar se sot në ora 11.00 do të mbahet takim në të cilin kryetari, Hashim Thaçi do të bisedoj me përfaqësuesit e partive politike për reformën zgjedhore. Ndërkohë, partitë opozitare kanë thënë se do ta bojkotojnë sërish takimin. Zyrtar të Lëvizjes Vetëvendosje kanë thënë se subjekti i tyre nuk do të marr pjesë në takimin e ftuar nga Thaçi. Edhe  shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se Aleanca nuk do të merr pjesë në takim. Ne kemi thënë që kjo ftesë është bërë vetëm për t’ia zgjatur mandatin kësaj Qeverie. Mospjesëmarrja në takim është paralajmëruar edhe nga Nisma për Kosovën. Bilall Sherifi nga kjo parti politike ka thënë se të kota janë përpjekjet e kryetarit Hashim Thaçi për të mbajtur takim me të gjitha partitë për të diskutuar për reformën zgjedhore. Kot lodhet. Ne në asnjë mënyrë nuk pranojmë të takohemi dhe të bisedojmë për reformë zgjedhore, sepse vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje, ka theksuar Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …