Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala dhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj janë thirr për të raportuar para komisionit të Kuvendit të Kosovës për mbikëqyrjen e financave publike. Ministrat do të raportojnë për raportin e Auditimit për vitin 2015. Para këtij Komisioni është ftuar për të raportuar edhe drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Idriz Blakaj.
