Ndonëse me mijëra qytetar kanë bërë padi nëpër gjykatat e Kosovës për t’i dorëzuar paditë e tyre ndaj Serbisë për dëmet ekonomike të shkaktuara gjatë luftës çlirimtare, paditë nuk po shqyrtohet nga gjykatat. Gazeta “Zëri” njofton se paditë e dorëzuara në gjykatat e vendit nuk po shqyrtohen, për arsye se në bazë të disa vendimeve, gjykatat në Kosovë nuk janë kompetente për të vendosur për kompensimin e dëmeve të luftës. Kryetari i shoqatës “Ngritja e zërit”, është cituar të ketë deklaruar se në të gjitha instancat gjyqësore në Kosovë janë dorëzuar mbi 1 mijë padi të cilat kërkojnë rimbursim të dëmeve të shkaktuara gjatë luftës nga njësitë militare dhe paramilitare të Serbisë. Ai ka shtuar më tutje se gjykatat themelore duke u thirre në jo kompetencën territoriale të vet, pa shqyrtim hedhin kërkesat lëndore të paditësve, ndërkaq Gjykata e Apelit i refuzon ankesat e paditësve dhe vërteton aktvendimet e gjykatave themelore.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …