Raporti i Progresit i Bashkimit Evropian ka vlerësuar lart përparimin e arritur në Doganën e Kosovës në luftimin e dukurive negative në institucionin më të rëndësishëm të të hyrave të buxhetit të Kosovës. Në Raport në mes tjerash thuhet se se Dogana e Kosovës edhe më tutje ka përmirësuar kapacitetet organizative dhe legjislative. “Përkundër rënies së importeve, mbledhja e të hyrave gjatë 2015 u rrit me 9.2% krahasuar me 2014. Dogana e Kosovës mblodhi më shumë të hyra (+27 % deri në mars 2016) se në periudhën e njëjtë gjatë 2015. Rritja e të hyrave i atribuohet luftës kundër korrupsionit dhe reformës procedurale dhe organizative. Duke këtë komentuar këtë vlerësim, zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka deklaruar se Dogana e Kosovës vazhdimisht ka arritur rezultate të mira dhe të jashtëzakonshme por se kjo është thënë qartë në Raportin e fundit të Bashkimit Evropian.
Kontrolloni gjithashtu
Enver Hoxhaj përjashton mundësinë e koalicionit në mes PDK-së dhe Vetëvendosjes pas zgjedhjeve të ardhshme
Nënkryetari i PDK, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se nuk sheh mundësi për një koalicion qeverisës …