Partitë opozitare

Partitë opozitare sërish kanë bojkotuar takimin e thirrur nga kryetari Thaçi për reformën zgjedhore

Ashtu sikur kanë paralajmëruar, partitë opozitare sërish kanë bojkotuar takimin e thirrur nga kryetari Thaçi për reformën zgjedhore. Zyrtar të Lëvizjes Vetëvendosje kanë thënë se subjekti i tyre nuk do të marr pjesë në takimin e ftuar nga Thaçi. Edhe  shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se Aleanca nuk do të merr pjesë në takim. Ne kemi thënë që kjo ftesë është bërë vetëm për t’ia zgjatur mandatin kësaj Qeverie. Mospjesëmarrja në takim është paralajmëruar edhe nga Nisma për Kosovën. Bilall Sherifi nga kjo parti politike ka thënë se të kota janë përpjekjet e kryetarit Hashim Thaçi për të mbajtur takim me të gjitha partitë për të diskutuar për reformën zgjedhore. Kot lodhet. Ne në asnjë mënyrë nuk pranojmë të takohemi dhe të bisedojmë për reformë zgjedhore, sepse vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje, ka theksuar Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …