Kryetarët e fshatrave të Suharekës diskutuan për ngritje të efikasitetit të pjesëmarrjes në vendim-marrje

Organizuar nga Misioni i OSBE-s, Zyra Rajonale në Prizren, sot në ambientet e Kompleksit Turistik “Solid”, u mbajt Tryeza e rrumbullakët për “Rritjen e efikasitetit të mekanizmave të pjesëmarrjes në nivel lokal”. Në këtë Tryezë kanë qenë të ftuar kryetarët e të gjitha fshatrave të Komunës së Suharekës, zyrtarë komunal dhe përfaqësues të OSBE-së. Nënkryetari i Komunës së Suharekës z.Rexhep Kuçi, ka përshëndet të pranishmit dhe ka ftuar që ata të japin kontributin e tyre për mbarëvajtje të takimit, ndërsa për qëllimin dhe rolin e këtij takimi ka fol Zyrtarja për të drejtat e njeriut në OSBE, znj. Zehra Taktak. Para diskutimeve një prezantim të shkurtër e ka dhënë edhe drejtori i Financave dhe Buxhetit z. Bexhet Kuçi dhe ai i Shërbimeve Publike, z. Nexhat Ramadani. Pas diskutimeve, propozimeve dhe kërkesave të ndryshme në fund u konkludua se nga ky debat u kërkua që :“Formulari i kërkesës për investime, të shpërndahet sa më herët, të punohet edhe më shumë në bashkëpunimin mes kryesive të fshatrave me Drejtorinë komunale për shërbime publike në mënyrë që të pasqyrohen sa më mirë prioritetet dhe nevojat e fshatrave dhe të merren parasysh ato. Komuna e Suharekës t’i bëjë publike prioritetet që janë në proces sa më herët në mënyrë që kryetarët dhe kryesitë ti bëjnë propozimet në bazë të atyre prioriteteve. Është me rëndësi që menjëherë pas zgjedhjes se kryetarit të Komunës dhe qeverisë lokale të konstituohen sa më shpejt kryesitë e fshatrave dhe të zgjidhet kryetari me qëllim të sigurimit të legjitimitetit dhe funksionimi i tyre. Të përmirësohet mënyra e dërgimit të ftesave dhe të sigurohet a ka arrit ftesa në emër të kryetarit dhe kryesisë së fshatrave etj.”

Punëtoria synim e kishte hulumtimin e sfidave të këshillave të fshatrave në vendim-marrje për procesin e zhvillimit të buxhetit dhe shpërndarjes së tij.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …