Nisma Socialdemokrate në Deçan kërkon që të mos ndërpriten punimet në rrugën Deçan-Plavë

Nisma për Kosovën reagon kundër ftesës “Darkë me Presidentin” në Drenas

Në një reagim të Nismës për Kosovës thuhet se Ftesa e Hashim Thaçit drejtuar punëtorëve të arsimit në Drenas përbën shkelje të rëndë të kushtetutës së Republikës së Kosovës, përkatësisht nenin 83 të saj në të cilin thuhet qartë se “Presidenti është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit të Republikës së Kosovës. Organizimi i një darke të tillë është ushtrim i drejtë për drejtë i presionit mbi punëtorët e arsimit për interesa partiake, përkatësisht për interesa të PDK-së, nga e cila shihet qartë se ai ende nuk është shkëputur. Me këto veprime, “Presidenti” i Kosovës përveç që vazhdon politikën e tij të manipulimit e të mashtrimit, ai po vazhdon funksionin e presidentit të vendit ta vë në shërbim të një partie politike pra të PDK-së. I bëjmë thirrje Hashim Thaçit që menjëherë të heqë dorë nga këto ndërhyrje të drejtpërdrejta në procesin zgjedhor, thuhet në reagimin e Nismës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …