Nëna e Astrit Deharit, Xhemile Dehari shpreh shqetësim të thellë të familjes për publikimin e pamjeve nga burgu, (nga miku dhe kumbara i kriminelit Stanishiqi, Bato Haxhiu, pjesë e rrjetit kriminal informativ, segment i mbetur në Kosovë i lidhur me regjimin aktual). Ajo ka pyetur se ku dolën ato pamje, pasi prokurori Sylë Hoxha ka thënë se janë të konfiskuara nga policia. Kam ardhur këtu për shkak të Baton haxhiut, që mi ka çmendur të gjithë. Nuk e di ku e mori atë të drejtë. Prokurori i Prizrenit tha se ato janë të konfiskuara, prej kah dolën nga Batoni. Po pyes se ku i mori Batoni ato incizimi, ka thënë nëna e Astritit, Xhemile Dehari. Ajo ka folur edhe për vizitat në burg, të cilat gjithmonë janë paralajmëruar dhe Astriti ka kërkuar ndonjë shok që të shkojë. Nuk ka pasur kurrëfar presioni, pasi kanë qenë sikur vëllezër dhe bisedat janë bërë në prani të policisë. Ajo gjithashtu ka shtuar se lejen për burg, e ka kuptuar se nga kush e ka marrë.
“Politika paska dhënë leje që të më përcjell se çka po flas me djalin tim, që e kam rritur vetë. Mos luani me ndjenjat e familjes Dehari. Çdo herë që e kemi vizituar Astritin, e kemi pyetur a e dëshiron ndonjë shok, e ka ardh Dardan Molliqaj e Sami Kurteshi. Çka paska mujt me fol Dardani, në prezencë të policisë së këtij shteti, që ma vranë djalin”, ka thënë Xhemile Dehari. Ajo u është drejtuar medieve, duke u thënë që mos t’i shqetësojnë si familje dhe se kurrë nuk janë marrë më parë me familjen Dehari, kur djalin e kishte në burg. “Nuk erdhët kurrë si media që të më pyesi si është Astriti më herët”, shtoi Dehari, duke përmendur edhe vdekjen e djalit të parë, Arbnorit, hetuesi i vdekjes së tij ka vdekur. “Edhe hetuesi i Arbnorit ka vdekur para një viti, askush nuk e ka publikuar”, përfundoi Dehari.