Avokati i familjes Dehari, në rastin e vdekjes së Astrit Dehari, Tomë Gashi sot ka dorëzuar padinë për publikimin e pamjeve mbrëmë në TV-Klan nga ndodhitë brenda burgut dhe korridorit ku ndodhej qelia e Deharit. Ai këtë e ka paralajmëruar menjëherë pas publikimeve të pamjeve. Sot menjëherë Prokuroria e Shteti ka filluar hetimin e personave, prej të cilëve kanë rrjedhur pamjet. Nëpërmjet një postimi Gashi bën të ditur se prokurori i shtetit, Besim Kelmendi i ka dhënë përgjigje pozitive për kallëzimin penal që ai e paraqiti në prokurori, në emër të familjes Dehari. Pas ushtrimit të kallëzimit penal kundër personave përgjegjës, për rastin e publikimit në media të video incizimeve nga Qendra e Paraburgimit në Prizren, Prokurori i shtetit përgjigjet pozitivisht, ka njoftuar Gashi. Nuk është kjo hera e parë të Klani i Baton Haxhiut, i mikut të kriminelit antishqiptar, Stanishiq linçon familjet liridashëse të Kosovës, të burgosurit politik dhe kreun e UÇK-së, përveç segmentit qeveritar i cili e financon. TV-Klan, Insajder, Portali Ekspres Indexonline etj, janë mediet kriminale të grupeve dhe klaneve politike antishqiptare, të financuara nga bosët e krimit në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …