Kryetari i Komisionit Europian, Zhan Klod Junker ka folur kundër udhëheqësit të sapozgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duke iu përgjigjur pyetjes gjatë një debati me të rinjtë në Luksemburg, Juncker u shpreh pa doreza se fitorja e republikanit rrezikonte të prishte ekuilibrat ndërkontinentalë, në thelb dhe në strukturë. “Zgjedhja e Donald Trumpit president rrezikon të dëmtojë ekuilibrat ndërkontinentalë. Me të do të humbasim dy vite kohë, pasi ai duhet t’i bjerë rreth e qark një bote, të cilën nuk e njeh. Ndërsa në përgjithësi, vizioni i tij për refugjatët dhe amerikanët me ngjyrë është shumë larg bindjeve tona”. Për të argumentuar bindjen e tij, Juncker kujtoi se dikur, Trump e kishte quajtur Belgjikën një fshat. Për këtë arsye, – vijon ai, – presidentit të ri të Amerikës duhet t’i mësojmë se ku konsiston Europa dhe cilat janë parimet e funksionimit të saj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …