Bahri Bivolaku

Bahri Bivolaku: Në Ballkan, fitorja e Trumpit po ndjellë nacionalizmin

Presidenti serb Nikoliç po ia thotë këngës nacionaliste sikur gjeli mburravec i hipur në maje të plehut me shpresën se fitorja e Trumpit do të mundësoj realizimin e ëndrrës serbe, Serbinë e Madhe

 Zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe rezultati që doli nga ai vullnet për president, si duket po reflektojnë në të gjithë globin, duke përfshirë Europën e Ballkanin. Presidenti Trump në fushatën e tij elektorale kishte premtuar një çasje ndryshe të SHBA-ve ndaj Rusisë, Lindjes së Mesme, Europës dhe Azisë. Shqetësimet e politikanëve por edhe të qytetarëve të këtyre rajoneve, janë evidente për faktin se çdo të ndodhë në realitet dhe se nga ajo çasje ndryshe a mund të prishet ekuilibri balancues që gjerë më tani mbahej nga politika e shtetit më të fuqishëm në botë. A thua populli amerikan bashkë me institucionet e tyre do të lejojnë politika që shpërbëjnë aleancat tradicionale të këtij populli e vendi për ta zëvendësuar me të tjera e aq më larg me shtete e popuj të dëshmuar si anti-amerikan?

Unë nuk e besoj këtë gjë, e veçanërisht jo të vie nga vendi më demokratik në botë. Mendoj që teza politike që SHBA-të të refuzojnë angazhime të kushtueshme jashtë SHBA-së, e përmendur gjatë fushatës nga Trump, është vështirë e realizueshme, pasi një tërheqje e tillë rrezikon stabilitetin në botën tjetër, pasi nuk ka balancë të qëndrueshme të forcave nëpër rajone të caktuara. Ideja e tillë nëse realizohet në praktikë rrezikon edhe vet SHBA-në dhe interesat e saja, për të cilat patën punuar shumë presidentë të këtij vendi nga Partia Republikane. Konsideroj që bota nuk është e përgatitur për të zëvendësuar politikat globaliste e patriotike me ato nacionaliste, e aq më pak Europa. Në Ballkanin e trazuar, për të cilin pat vendosur ca vija të trasha ish presidenti republikan i SHBA-ve George Bush, nuk mendohet politika pa rolin angazhues të këtij shteti, pasi edhe këtu mungon balanci i forcave të shteteve. Popujt e globit ende kanë nevojë për humanizëm, për paqe, për liri e demokraci, vlera këto qe i shohim tek demokracia e SHBA-ve, tek ushtria dhe ekonomia e saj. Në Ballkan, veç ideja e thënë se SHBA-të po ridizajnojnë politikat e saja, ka filluar të ndezë nacionalizmin. E dihet se Serbia prinë në këtë valle me shpresën se po i vie koha ta realizojë ëndrrën fashiste të Serbisë së Madhe. Në këtë gjendje artificialisht të krijuar, presidenti serb Nikoliç po ia thotë këngës nacionaliste sikur gjeli mburravec i hipur në maje të plehut me shpresën se fitorja e Trumpit do të mundësoj realizimin e ëndrrës serbe, Serbinë e Madhe. Unë nuk e besoj që është në interesin e popullit më demokratik në botë, siç është SHBA-ja, të ringjallë kriminelët dhe politikat si ajo millosheviçiane, shesheljane etj; dhe braktisur politikat e politikanët demokrat e perëndimor të rajonit.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …