Një numër i madh i qytetarëve të Kosovës kanë marrë pjesë në protestën e sotme të mbajtur në Prishtinë, duke kërkuar drejtësi për Astrit Deharin. Protestuesit kërkuan dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha si dhe shkarkimin e personave përgjegjës në Burgun e Prizrenit. Protestuesja, Besa Luzha ka kërkuar hetim të pavarur dhe marrje të përgjegjësisë nga institucionet e drejtësisë, ndërkohë që ka specifikuar se ka ndodhur diçka e tmerrshme para nëntë ditësh në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.Institucionet e drejtësisë t’i marrin përgjegjësitë. Është e pafalshme që në Kosovën demokratike të ndodhin vdekje të këtij lloji. Sot këtu po kërkojmë drejtësi, pa marrë parasysh bindjet politike. Në protestë kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë të Vetëvendosjes si dhe babai i Astritit, Avni Dehari.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …