leoni

Konkretizohet bashkëpunimi me Hungarinë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka zhvilluar një takim pune me Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, me të cilin bisedoi për një varg çështjes të interesit të përbashkët dhe për konkretizimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Hungarisë, në funksion të njohjes së ndërsjellë kulturore dhe të bashkëpunimit konkret në fushën e sportit.

Ministri Shala dhe ambasadori Markusz biseduan rreth vizitës së fundit që pati delegacioni i MKRS-së në krye me ministrin Shala në Hungari, dhe çështjeve që kanë dalë nga ajo vizitë, siç janë ndërtimi i Stadiumit Nacional, marrëveshja me Akademinë “Puskás” që talentët e futbollit të Kosovës, nga shtatori i vitit të ardhshëm, të kenë mundësi të jenë pjesë e kësaj akademie të njohur të futbollit, dhe rritja e bursave për shkollim në fushën e kulturën dhe trashëgimisë kulturore në Hungari.

Ministri Shala e informoi ambasadorin Markusz për hapat që ka ndërmarrë MKRS-ja pas vizitës në Hungari, dhe shtoi se me hapat që janë ndërmarrë, kjo vizitë së shpejti do të kthehet në të dobishme.

Ai më tej e informoi ambasadorin Markusz se është garantuar buxheti prej 15% për financimin e këtij projektit të Stadiumit Nacional.

Po ashtu ministri Shala dhe ambasadori Markusz u pajtuan që të përshpejtohen procedurat për konkretizimin e këtij projekti, meqë ekziston vullneti politik i dy palëve, si dhe konkretizimit të marrëveshjes me Akademinë “Puskás”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …