Policia greke ndaloi dy zyrtarë të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë për shkak të librave shqip

Policia greke ndaloi dy zyrtarë të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë për shkak të librave shqip

Dy shoferë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Agim Asllani dhe Altin Tafa, me pasaportë diplomatike, janë ndaluar nga policia greke në Janinë me dyshimin se transportojnë materiale propagandistike. Sipas burimeve policore, ata kanë kaluar kufirin shqiptaro-grek dhe janë ndaluar për një kontroll në brendësi të kufirit, në aksin që lidh Kakavijën me Janinën.  Gjate kontrollit, dy të ndaluarve, të cilët deklaruan se janë punonjës të Ministrisë së Jashtme shqiptare u janë gjetur libra dhe abetare në gjuhën shqipe, çka sipas agjentëve është vlerësuar se po transportonin materiale propagandistike kundër Greqisë.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …