Ministri i FSK-së, Haki Demolli, priti sot në takim ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Kosovës, znj. Angjelika Viets. Gjatë takimit, ministri dhe ambasadorja diskutuan për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes Kosovës dhe Gjermanisë dhe për gatishmërinë që ky bashkëpunim të thellohet në të gjitha sferat e interesit të përbashkët. Ministri Haki Demolli nënvizoi kontributin e vazhdueshëm të Qeverisë së Gjermanisë për FSK-në, ndërsa ambasadorja Viets falënderoi ministrin Demolli për pritjen e përzemërt, si dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin në interes të të dyja vendeve dhe dy ministrive për mbështetjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …