Avokati, Tomë Gashi, ka bërë të ditur se me vendimin e Gjykatës së Apelit të gjithë komandantët dhe ushtarët e UÇK-së të Zonës Operative të Drenicës, që ishin dënuar më parë sërish janë shpallur fajtorë. Komandantit të SHP të UÇK-së, Sylejman Selimi, dënimi iu ka përcaktuar në 5 vjet e 3 muaj burg dhe duke pasur parasysh edhe rastin “Drenica II” i është bashkuar dënimi dhe i është shqiptuar dënim unik 10 vjet burg. Gjenerali, Sami Lushtaku është liruar nga vepra penale për vrasje dhe dënimi është ndryshuar dhe i është shqiptuar dënim me burgim prej 7 vjet po aq sa iu ka shqiptuar edhe Jahir Demakut në rastin “Drenica I” dhe “Drenica II”. Pjesa tjetër e aktgjykimit është konfirmuar siç ka qenë aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Mitrovicë i datës 25.05.2015. Avokati, Tomë Gashi konstaton Aktgjykimi është skandaloz, pa asnjë prove dhe të gjithë janë dënuar me deklaratën e një dëshmitari të mbrojtur, i cili ka probleme mendore të vërtetuara edhe gjatë gjykimit.
Ne avokatëve na mbetet që edhe këtë rast ta dërgojmë në Gjykatën Supreme të Kosovës, duke shpresuar se nuk do të ketë Gjyqtarë të tillë të EULEX-it, të cilët me paragjykime shqiptojnë dënime vetëm për shkak se Gjeneral z.Sylejman Selimi, z.Sami Lushtaku, Jahir Demaku dhe të tjerët kanë luftuar për lirinë tonë.