Ramiz Lladrovci, ka mbajtur një takim konsultativ me gratë e komunës së Drenasit

Ramiz Lladrovci, ka mbajtur një takim konsultativ me gratë e komunës së Drenasit

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka mbajtur të martën një takim konsultativ me gratë e kësaj komune, më ç’rast ka diskutuar dhe ngritur çështjet që do të jenë në vëmendjen e tij si prioritete në komunë. “Gratë duhet t’i marrin përgjegjësitë, të marrin vendin që u takon, edhe në saje të aftësive, jo vetëm me kuotë. Kuota ekzistuese do të shtohet në Drenas.
Këtë e garantoj. Shkollimi i vajzave, aftësimi profesional i grave, punësimi dhe mbështetja për bursa të studenteve, si dhe përkujdesja për Qendrën e përkrahjes së grave, janë disa nga çështjet prioritare”, ka theksuar Ramiz Lladrovci. Në takim, ishte e pranishme edhe Justina Shiroka-Pula, kryetare e Gruas Demokratike të Kosovës e cila i dha mbështetje të plotë kandidatit të partisë Demokratike të Kosovës, për kryetar të Drenasit, duke theksuar se kuotat e premtuara nga Lladrovci do të realizohen dhe do të bëhet komunë shembull e përqindjes së pjesëmarrjes së grave në pushtetin lokal.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …