Kandidati i Nismës për Kosovën për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj, është shprehur i bindur se zgjedhjet e 4 dhjetorit do t’i fitojë pa balotazh. Edhe pse Drenasi njihet si bastion i PDK-së për zgjedhjet e fundit komunale, Xhemajlaj ka thënë se ndikimi i partisë së Kadri Veselit është zbehur nga keqqeverisja e Nexhat Demakut, ish-kryetar i Drenasit. “Në bazë të disponimit të qytetarëve nuk besoj se do të shkojmë zgjedhjet pa balotazh. Sepse unë do t’i fitoj zgjedhjet pa balotazh. Qytetarëve nuk u bën përshtypje më partia, por gjërat që i bën ajo. Atyre u intereson problemet e tyre të përditshme”, ka thënë Xhemajlaj. Drenasi ka qenë bastion i PDK-së përderisa nuk është keqqeverisur me Drenasin. Tani qytetarët janë të prekur për keqtrajtimin në Drenas. Për pabarazinë që u është bërë bizneseve. Qytetarët do të më votojnë si përfaqësues i të gjitha kategorive në Drenas”, ka shtuar ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …