Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të diskutohet për raportin tremujor të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë. Gjatë periudhës raportuese, prej 16 korrikut e deri më 25 tetor të këtij viti, tensionet politike ishin të përqendruara rreth mospajtimit për propozim ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi dhe miratimin e legjislacionit të ri për kompleksin e minierave dhe atë industrial, Trepça”, sipas Radios-Evropa e Lirë thuhet në raport, duke shpjeguar se çështja e Trepçës “ka krijuar tension publik shtesë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, derisa implementimi i marrëveshjeve të arritura brenda kornizës së dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, ka vazhduar me një ritëm të ngadalshëm”.
