leoni

KMLDNJ: KEDS-i e ka nisur sezonin dimëror me shtrenjtim dhe ndërprerje të energjisë elektrike

KMLDNJ: KEDS-i e ka nisur sezonin dimëror me shtrenjtim dhe ndërprerje të energjisë elektrike

Këshilli për Mbrojtjen, Liritë dhe të Drejtat e Njeriut thotë se KEDS-i e ka nisur sezonin dimëror me shtrenjtim dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Për këtë, KMDLNJ pret riaktivizimin e protestave të qytetarëve shkaku se, sipas tyre, është në interes të qytetarëve pavarësisht përkatësive politike, statusit shoqëror, etj. Sipas traditës, me të filluar sezoni dimëror, KEDS e fillon gjuetinë ndaj konsumatorit në Kosovë duke i fryrë faturat dhe duke i rritur çmimet e
rrymës. Dallimet e faturave midis muajit paraprak dhe ato të muajit tetor janë deri në 300 – 400 për qind më të larta prandaj shumë qytetarë janë ankuar në sportelet e KEDS–it por edhe në KMDLNJ, thuhet mes tjerash në reagim.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …