Ali Berisha

Ali Berisha: Nuk ka faj AAK-ja për dështimet e njëpasnjëshme të Isa Mustafës në Qeveri dhe në parti

Sekretari organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ali Berisha, ka reaguar në postimin e kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa i cili, ka kishte fajësuar AAK-në, por edhe deputetë të LDK-së, për dështimin e liberalizimit të vizave. Kryeministri është në panik dhe ai po shkruan në terr ashtu siç e ka bërë edhe koalicionin Thaçi, natën. Janë shumë shkaqe që e shtyjnë Mustafën t’i bëjë këto akuza prej frikës që ka nga partneri i koalicionit që po ia përmend shkëputjen. I ndodhur në panikun e një kryeministri që ka humbur kokën, (vdekja e dyshimtë ende e pa zbardhur e të ndjerit Astrit Dehari, ndarja e buxhetit në kalkulim elektoral për LDK-në, zërat e partnerit për shkëputje rrugësh, pakënaqësitë e themeluesve të LDK-së ndaj personit të tij dhe një varg realitetesh tjera), Mustafa drejton shigjetat nga AAK-ja.

Postimi i plotë:

“Kryeministri i koalicionit Thaçi – LDK, Isa Mustafa, paska dalë sonte me një reagim fajësues ndaj AAK-së, në raport me Demarkacionin. Kryeministri në ‘panik’, çdoherë shkruan natën, në terr. Natë ishte terr, edhe kur e bëri koalicionin. Mustafa akuzon AAK-në, opozitën dhe një pjesë të LDK-së duke u hedhur fajin, se me ndaljen e demarkacionit e penguan liberalizimin. I hidhëruar sonte edhe me deklaratat e ish-shefit të tij, Fatmir Sejdiu, Mustafa sikur me dhjetëra herë në të kaluarën edhe sonte u mundua të bëjë ‘balancë’ politik, për konsum të brendshëm, dihet, duke tentuar të godasë sërish AAK-në. I ndodhur në panikun e një kryeministri që ka humbur kokën, (vdekja e dyshimtë ende e pa zbardhur e të ndjerit Astrit Dehari, ndarja e buxhetit në kalkulim elektoral për LDK-në, zërat e partnerit për shkëputje rrugësh, pakënaqësitë e themeluesve të LDK-së ndaj personit të tij dhe një varg realitetesh tjera), Mustafa drejton shigjetat nga AAK-ja. Mustafa, me keqardhje për deklarimet që po i bëni, të sigurojmë edhe njëherë, sikur me dhjetëra herë më parë, se; Demarkacioni nuk kalon. se; Populli e ka të qartë dëmin e këtij projekti të cilit fatkeqësisht ju po vazhdoni t’ia bëni avokatin. Demarkacioni si i tillë, me shtetin mik, Malin e Zi, është kauzë kundërshtuese gjithëpopullore. Si i tillë, tashmë është i vdekur. Ndërsa liberalizimi i vizave dhe kriteret për të, ju e dini, se ua kanë komunikuar në mes të Prishtinës, të gjithë miqtë ndërkombëtarë të Kosovës. Mos i mbani fshehur, mos i mbuloni duke u marrë me AAK-në, por shpalosjani opinionit”.

Kontrolloni gjithashtu

Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament

Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …