Kryeministri Isa Mustafa

Isa Mustafa: Në Qeverinë e Kosovës nuk është i mjaftueshëm numri i femrave në postet qeveritare

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i LDK-së, Isa Mustafa, ka pranuar se në Qeverinë e Kosovës nuk është i mjaftueshëm numri i ministreve gra, por numri i ambasadoreve dhe diplomateve të përfaqësuara nga gratë vetëm sa ka filluar të shtohet. Mustafa këto komente i bëri në Kuvendin Zgjedhor të Degës së Pestë të Forumit të Gruas, ku besimin për të udhëheqë me FG-në e kësaj e dege, e mori aktivistja e devotshme e kësaj dege dhe ish deputetja e Parlamentit të Kosovës, Vjollca Krasniqi.Teuta Sahatqiun e kemi diplomate në Nju Jork, Alma Lamën ambasadore në Itali dhe Nazane Brecën në Holandë”, tha Mustafa. Në Kuvend ka marr pjesë edhe kryetarja e FGRLDK-së znj. Lirije Kajtazi. Ajo ka folur para delegatëve, ku njëherësh edhe i ka inkurajuar gratë për rolin e femrës në LDK gjatë viteve ku dhe i thërret ato që sa më shumë ta ngrehin zërin, që pozita e gruas të jetë sa më e fuqishme në politiken e Kosovës apo dhe në instanca tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …