Lidhja Demokratike e Kosovës është i vetmi subjekt politik që në mënyrë kategorike po përjashton mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme. Të gjitha partitë e tjera madje edhe PDK-ja që është në koalicion qeverisës me LDK-në po tregohet e gatshme për zgjedhje të parakohshme Ndërkohë, brenda partnerit të saj qeverisës, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dita-ditës po shtohen zërat për zgjedhje të reja, të cilën tash e sa kohë po e kërkon edhe opozita. Arsyeja kryesore për të shkuar në zgjedhje përmendet si shkas mosratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi por, së fundi, zyrtarët e PDK-së kanë përmendur edhe buxhetin e vitit 2017.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …