Ka dështuar votimi për mbajtjen e debatit rreth vdekjes së Astrit Dehari, pasi në sallë ishin vetëm 45 deputetë. Vetëvendosje, përmes deputetit të vet Glauk Konjufca kërkoi që në Kuvend të debatohet për vdekjen e Astri Deharit. Pas këtij propozimi fjalën e mori kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së Zenun Pajaziti i cili tha se duhet të priten rezultatet e hetimeve e pastaj të debatohet për këtë rast. Ngjashëm tha edhe kolegu i Pajazitit, Ismet Beqiri. Debat për rastin Dehari kërkuan edhe përfaqësuesi e AAK-së Pal Lekaj dhe ai i Nismës Zafir Berisha. Propozimi u hodh në votim i cili nuk u konsiderua i vlefshëm pasi në seancë ishin të pranishëm vetëm 45 deputetë. Deputetët e opozitës e kanë braktisur seancën e Kuvendit të Kosovës, pasi që debati për vdekjen e Astrit Deharit nuk ka arritur të futet si pikë e rendit të ditës. Kundër debatit ishin PDK dhe LDK. Bashkë me deputetët e Vetëvendosjes seancën e kanë braktisur edhe deputetët nga AAK-ja dhe Nisma për Kosovën.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …