Tirana festoi 72- vjetorin e çlirimit të saj në 17 nëntor të vitit 1944. Në sheshin pranë monumentit të Ushtarit të Panjohur, si çdo vit janë bërë homazhe e janë vënë kurora me lule në nder të partizanëve të rënë. Të pranishëm ishin edhe kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të cilët kanë vendosur kurora me lule si dhe kanë nderuan të rënët duke shtuar se çlirimi i Tiranës do të kujtohet gjithnjë në të gjitha kohët si një nga betejat më vendimtare të popullit shqiptar në luftën anti-fashiste.
Ilir Meta, ka deklaruar me këtë rast se është kënaqësi e jashtëzakonshme të shohësh një ndërthurje brezash dhe gjeneratash nga veteranë të nderuar të Luftës Anti-Fashiste Nacional Çlirimtare e deri tek të rinjtë dhe të rejat e kryeqytetit që të nderojnë 17 Nëntorin, këtë ditë të madhe jo vetëm për Tiranën por për të gjithë vendin që simbolizon ditën e çlirimit të kryeqytetit por njëkohësisht edhe që përfaqëson janë nga betejat më të mëdha, më të përgjakshme, të popullit tonë, të partizanëve tanë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe është njëkohësisht një nga demonstrimet më të mëdha të vlerave antifashiste të popullit tonë që sot pasohen nga vlerat e integrimit evropian. (TCH)