Ministri i FSK-së Haki Demolli, me ftesë te Ministrit te Mbrojtjes se Kanadasë, u nis sot, për vizitë tre ditore në Kanada, për të marrë pjesë në punimet e Konferencës së Forumit të Halifaksit për Sigurinë Ndërkombëtare, që do të mbahet nga data 18-20 nëntor 2016.
Demolli në Halifaks do të ketë takime bilaterale me Zëvendës Sekretari e Mbrojtjes Amerikan Z. Robert Work si dhe me ministrin e Mbrojtjes në Qeverinë e Kanadasë, zotëri Harjit Singh Sajjan, pastaj me ministrin e Mbrojtjes të Estonisë, Hannes Hanso, ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, Zoran Jolevski, Sekretarin e përgjithshëm të Parlamentit, Ralf Brauksiepe nga ministria Federale e Mbrojtjes së Gjermanisë si dhe delegacionin e tjera pjesëmarrëse në Forumin e Halifaksit për Siguri Ndërkombëtare. Konferenca, Forumi i Halifaksit për Siguri Ndërkombëtare, është konferencë e punëve të jashtme dhe të mbrojtjes në Amerikën e Veriut, dhe takimi më i madh i udhëheqësve më të lartë politikë dhe ushtarakë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …