Pajaziti: Zgjedhjet e reja nuk janë në interes të agjendës shtetërore të Kosovës

Grupi Parlamentar i PDK-së nuk merr pjesë në Grupin Hetimor për RTK-në

Shefi i GP të PDK-së Zenun Pajaziti, ka dhënë arsyen për mospjesëmarrjen në këtë grup, duke thënë se deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk duhet të kenë ndikim në mediumin publik. “Jemi dakord që përmes IBU-së të mos kemi ndikim në mediumin publik. Unë i ftoj deputetët që të shfrytëzojnë punën e tyre nëpër komisione, ngase nuk mund të kemi ndonjë rol tjetër përveç ndryshimeve të ligjit dhe për gjetjen e mjeteve financiare të RTK-së”, tha Pajaziti. I njëjtë është edhe qëndrimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës në lidhje me këtë çështje. Shefi i GP të LDK-së, Ismet Beqiri, ka vlerësuar se organet kompetente mund të bëjë punën e hetimit ndaj RTK-së, dhe sipas tij nuk ka arsye për formimin e Komisionit Hetimor.“Mund të debatojmë dhe të japim vërejtje, por nuk jemi  pjesë e hetimeve”, tha Beqiri.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …