Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për sikur thuhet, vepra penale të kryera gjatë gjykimit të rastit “Drenica”. Aktakuza përfshin veprat penale të specifikuara si keqpërdorim i pozitës apo autorizimeve zyrtare, ikje e personave të privuar nga liria, mundësimi i ikjes së personave të privuar nga liria, lirimi i paligjshëm i personave të privuar nga liria, pengimi i dëshmive apo i procedurave zyrtare, kërcënimi gjatë procedurave penale, dhe pjesëmarrja në grup të organizuar kriminal apo organizimi i grupit të organizuar kriminal. 24 të pandehur akuzohen për një numër veprash që kanë të bëjnë me trajtimin e të burgosurve nga ana e Shërbimit Korrektues të Kosovës, ikjen e të burgosurve nga Spitali i Prishtinës në maj të vitit 2014, kujdesin mjekësor që u është dhënë disa të burgosurve dhe kërcënimin e dëshmitarëve gjatë gjykimit të rastit ‘Drenica’.
Kontrolloni gjithashtu
Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit
Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …