NISMA pret në takim ambasadorin e Anglisë, Ruairí O’Connell dhe drejtorin e Fondit Devin O'Shaughnessy

NISMA pret në takim ambasadorin e Anglisë, Ruairí O’Connell dhe drejtorin e Fondit Devin O’Shaughnessy

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm, Bilall Sherifi, shefen e Grupit Parlamentar, Valdete Bajrami dhe Sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë të NISMA’s, Skender Reçica, pritën sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë se Bashkuar, Ruairí O’Connell dhe z Devin, drejtor i Programit të “Fondacioni Perëndimor për Demokraci” me bashkëpunëtorët e tij. Në këtë takim u prezantua programi i Fondit për përkrahje dhe  zhvillim të partive politike në Kosovë, projekt ky i prezantua  javën e kaluar në Parlamentin e Kosovës, ku ishte edhe Sekretari i Jashtëm Britanik, Boris Johnson. Drejtuesit e këtij projekti u njoftuan nga afër me programin, statutin, organizimin dhe funksionimin  e NISMA për Kosovën. Në fund u shprehë gatishmëria nga të dy palët  për takime të mëtutjeshme për një bashkëpunim sa më të ngushtë.

Kontrolloni gjithashtu

Nisma Socialdemokrate

Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë

Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …