Protesta e veteranëve

Në Skënderaj protestojnë Shoqatat e luftës së UÇK-së dhe punëtorët e administratës komunale

Në Skënderaj sot protestojnë Shoqatat e luftës së UÇK-së dhe punëtorët e  administratës komunale. Në njoftimin e publikuar me këtë rast thuhet se protesta do të mbahet me qëllim për të kundërshtuar aktgjykimin e Gjykatës së Apelit për rastin Drenica. Protesta do të mbahet më 18 nëntor 2016 në Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj nga ora 12:00. Ftohen të gjithë qytetarët e Skenderajt që t’i bashkohen kësaj proteste, në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe pjesëtarëve të saj dhe me kërkesën për vendim të drejtë nga Gjykata Supreme, thuhet në njoftimin e Shoqatave.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …