Naim Bazaj do të garojë për pozitën e kryetarit të komunës së Drenasit

Naim Bazaj ka hequr dorë nga kandidatura për kryetar të Drenasit, bashkohet me Ramiz Lladrovcin

Naim Bazaj ka hequr dorë nga kandidatura për kryetar të Drenasit në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 4 dhjetor. “Ishte ndjenjë e jashtëzakonshme pritja dhe përkrahja që na dhanë sonte qytetarët e Drenasit për kandidaturën tonë të përbashkët Ramiz Lladrovci. Bashkë me Naim Bazajn, i cili na u bashkua, vazhdojmë për t’i garantuar Drenasit perspektivë. Zgjedhjet në Drenas më 4 dhjetor do të konfirmojnë fuqinë dhe unitetin e PDK-së në gjithë Kosovën”, ka shkruar kryetari i PDK-së Kadri Veseli në një postim të tij.  Bazaj kishte shprehur ambicie për të qenë kandidat i PDK-së për kryetar komune të Drenasit, por një gjë iu pamundësua pasi u vendos që kandidat të jetë Ramiz Lladrovci. Pas kësaj Bazaj vendosi të dal si kandidat i pavarur për kryetar komune për zgjedhjet në Drenas, por të enjten ndryshoi mendje, pasi u kthye në PDK, në përkrahje të Ramiz Lladrovcit.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të  Ditës së Forcës …