Behxhet Shala

Behxhet Shala: Mbajtja e një debati parlamentar nuk i kontribuon ndriçimit të vdekjes së Astrit Deharit

Drejtori i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala, ka thënë se mbajtja e një debati parlamentar nuk do t’i kontribuonte ndriçimit të vdekjes së Astrit Deharit. Ai  u ka bërë thirrje palëve t’i ulin tensionet në mënyrë që t’u lejohet organeve të hetuesisë ta zbardhin të vërtetën. Sipas Shalës, në qoftë se nuk ndriçohet rasti nga kjo ekspertizë, atëherë duhet të bëhet një ekspertizë tjetër. “Vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje!, Astrit Dehari, është rast tragjik dhe një prej rasteve më të rënda që kanë ndodhur në burgjet e Kosovës që nga përfundimi i luftës. Debati i deritanishëm vetëm sa e acaron situatën. Duhet të mësohemi që hetimet t’i bëjmë pa ndërhyrje. Nuk duhet të paragjykohet, por të pritet rezultati i obduksionit, ka deklaruar Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …