Trump, i ofron ish-shefit të inteligjencës ushtarake, Michael Flynn, postin e këshilltarit për siguri kombëtare

Trump, i ofron ish-shefit të inteligjencës ushtarake, Michael Flynn, postin e këshilltarit për siguri kombëtare

Kryetari amerikan, Donald Trump, i ka ofruar ish-shefit të inteligjencës ushtarake, Michael Flynn, postin e këshilltarit për siguri kombëtare, kanë raportuar mbrëmë mediet amerikane. Derisa nuk ka pasur njoftime se a e ka pranuar Flynn këtë ofertë, agjencia Reuters e ka cituar një zyrtar të lartë të zotit Trump, që ka thënë se “kur kryetari i Shteteve të Bashkuara kërkon nga ju që të shërbeni, ekziston vetëm një përgjigje”. Zoti Flynn ka shërbyer në dy vite të trazuara si drejtor i Agjencisë së inteligjencës ushtarake në administratën Barack Obama, para se të largohej në vitin 2014 dhe të shndërrohej në kritik udhëheqës të politikave të jashtme të Obamës. Zoti Flynn është veçanërisht kritik ndaj qasjes së Obamës për luftën kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik, duke argumentuar se Shtetet e Bashkuara janë më pak së sigurta nga terrorizmi sot, se që ishin para sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Prokurorit e Gjykatës Speciale, në Hagë, ka pushuar hetimet kundër Halil Çadrakut

Zyra e Prokurorit e Gjykatës Speciale, në Hagë, ka pushuar hetimet kundër Halil Çadrakut

Udhëheqësi i ekipit mbrojtës të Halil Çadrakut, avokati Arianit Koci, ka bërë me dije se …