Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, është cituar të ketë deklaruar se vazhdimi i kushtëzimit të heqjes së vizave për qytetarët e vendit, me luftën ndaj krimit dhe korrupsionit nga institucionet do të dëmtojë besueshmërinë e qytetarëve të Kosovës në Bashkimin Evropian. Përkundër faktit se është debatuar mjaft se a kemi nevojë për mekanizma ndërmjetës në fushën e sundimit të ligjit, unë mendoj se na duhen, gjithmonë kur janë të drejtuar kah rezultatet. Përgjatë këtyre viteve të ekzistencës si shtet, institucionet e vendit kanë ndërmarrë iniciativa dhe veprime në drejtim të sundimit të ligjit dhe rendit kushtetues. Është bërë verifikimi i të gjithë kandidatëve të mundshëm për gjyqtarë dhe prokurorë. Hap po ashtu i rëndësishëm është edhe nxjerrja e Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale të Kosovës. Po ashtu kemi diskutuar për ndalimin e kandidimit në zgjedhje të personave të akuzuar në raste të ndryshme penale. Këto dhe suksese të tjera që i numëron kryetari Thaçi ende nuk janë të mjaftueshme për BE-në, e cila Kosovën e shikon me tjetër thjerrëz dhe jo me sytë e zyrtarëve, por as të qytetarëve të vendit tonë.
Kontrolloni gjithashtu
Haradinaj: 28 Nëntori, Dita që bashkon shqiptarët dhe nderon Heronjtë e Kombit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar datën 28 Nëntor si një moment historik dhe …