LDK: Derisa çështja e dialogut me Serbinë po e mbizotëron debatin, koalicioni qeveritar po uzurpon institucionet

LDK: Shpend Ahmeti dhe qeveria që e udhëheqë nuk bashkëpunojnë me Kuvendin

 Agim Gashi,  Shef i Grupit të Asamblistëve të LDK-së, në komunën e Prishtinës, përmes një publikimi ka bërë të ditur se “Meqë zgjedhjet lokale do të mbahen vitin e ardhshëm, ekzekutivi i Komunës së Prishtinës po ngarend për të bërë publike fillimin e realizimit të disa projekteve kapitale të vlerave të mëdha përmes partneritetit publiko-privat dhe dhënies së tokave të komunës në shfrytëzim investitorëve të mundshëm, të cilët do të fitojnë të drejtën e investimeve sipas kritereve që do të publikohen përmes konkursit publik kah fillimi i vitit të ardhshëm. Shpend Ahmeti dhe VV-ja organizuan konferencën për investitorë, në të cilën thanë se për herë të parë në Prishtinë po ofrohet mundësia e investimeve me partneritet publiko-privat dhe përmes dhënies së tokës në shfrytëzim.

Sa për rikujtim, projekti për ndërtimi e parkingjeve nëntokësore ka filluar të zhvillohet qysh në vitin 2012, kur aso kohe, Komuna e Prishtinës pati shpallur konkursin për investime në hapësirën pranë Fakultetit Filologjik, prapa Hotel “Grand-it” dhe tek Sheshi “Adem Jashari”. Aso kohe, konkursi u publikua dy herë, por në të dy herat nuk u përzgjodh asnjë kompani, sepse nuk u plotësuan kriteret e konkursit dhe se ishin të papërgjegjshme. Sa për t’i rikujtuar Shpend Ahmetit dhe vasalëve të tij partiak, Komuna e Prishtinës në kohën e qeverisjes së saj nga kryetari Isa Mustafa, përmes partneritetit publiko-privat ka përfunduar projektin kapital të nënkalimit në lagjen “Pejton”, derisa në këtë periudhë 3-vjeçare të qeverisjes së ekzekutivit nga LVV, nuk është realizuar as edhe një projekt i vetëm kapital me interes publik.

Shpend Ahmeti  dhe Qeveria e tij në Prishtinës nuk bashkëpunuan asnjëherë me Kuvendin e Komunës, për të njoftuar atë për punën e ashtuquajtur “nëntëmujore” të kësaj qeverie, për përgatitjen dhe hartimin e projekteve ideore dhe organizimin e konferencës për investitorë, derisa një gjë e tillë është obligim ligjor i përcaktuar në nenin 58 pika j) të Ligjit Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale.

Roli i Kuvendit për realizimin e projekteve të tilla, të vlerave të mëdha, duke shfrytëzuar pronën komunale, është i pakontestueshëm dhe i detyrueshëm për ekzekutivin, prandaj mosbashkëpunimi dhe anashkalimi krijon dilema të mëdha dhe humb seriozitetin e institucionit të Kryetarit dhe Qeverisë për qasje në interes të zhvillimit të fushave përkatëse, për të mirën e qytetarëve të Komunës së Prishtinës.

Për t’i realizuar këto projekte, qeveria e Komunës së Prishtinës dhe Shpend Ahmeti duhet të bashkëpunojnë me të gjitha grupet e interesit në Kuvend të Komunës dhe jashtë Kuvendit, me grupet profesionale dhe me qytetarët e komunës së Prishtinës, e jo vetëm me LVV-në dhe vartësit e saj. Në të vërtetë, projekte të tilla duhet të kalojnë nëpërmjet një procesi të konsultimi paraprak me të gjitha palët e interesit dhe veçanërisht në konsultim publik me qytetarë.

Në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë që Komuna e Prishtinës të vihet në shërbim të një partie, përkatësisht Lëvizjes Vetëvendosje, e cila Prishtinës i ka ofruar vetëm lotsjellës, shkatërrim dhe demolim, dëmtim të pasurisë publike dhe private, dhunë, humbje të të hyrave vetanake, mosshpenzim racional të buxhetit, mosinvestime në fushën e arsimit dhe kulturës, nepotizëm në të gjitha pozitat publike të shpallura, keqpërdorim të fondeve të subvencione, shkelje të rregullave të prokurimit publik (shih raportin e Auditorit për vitin 2015), zhagitje të procedurave për hartimin e dokumenteve hapësinorë komunale siç janë hartat zonale, si dhe shumë e shumë fusha tjera të nevojshme.

Komuna e Prishtinë duhet të jetë institucion publik që punon në interes të të gjithë qytetarëve të saj pa dallim.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …