Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe ministrat e lartë të qeverisë do t’iu bashkohen ligjvënësve gjatë katër ditëve në Stamboll në Sesionin Vjetor të 62-të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Një delegacion i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga nënkryetari Xhavit Haliti dhe nënkryetari tjetër, Slobodan Petroviq do të marrin pjesë në Sesionin Vjetor të 62-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që nis këtë të shtunë në Stamboll. Në një komunikatë për medie nga AP e NATO-s thuhet se parlamentarët nga vendet e NATO-s do të mblidhen këtë javë për t’i vlerësuar përgatitjet e Aleancës për rritjen e prezencës së saj ushtarake në shtetet Baltike dhe Poloni, si përgjigje ndaj kërcënimeve të Rusisë, dhe për zhvillimin e mënyrave për ta mposhtur terrorizmin në vend dhe në Lindjen e Mesme.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …