Në takimin e Këshillit Kombëtar kundër Korrupsionit, kryeministri, Isa Mustafa ka thënë se Kosova ka shënuar vlerësim pozitiv në luftën kundër korrupsionit. Ai shtoi më tutje se raporti i Transparency Internacional tregon se perceptimi i qytetarëve dhe ballafaqimi i tyre me korrupsionin janë të ndryshme. Duke folur për hapat që po ndërmerren kundër kësaj dukurie të dëmshme për shtetin dhe shoqërinë, kryeministri, Isa Mustafa theksoi se janë duke u zhvilluar hetime ndaj hetuar 50 zyrtarë për korrupsion si dhe janë ngritur një numër i madh i aktakuzave për krim të organizuar. Ai shtoi më tutje se për luftimin e korrupsionit duhet të ketë bashkëpunim të gjithë akterëve si dhe të paraqitet gjendja reale e Kosovës e jo të paraqitet si shtet i korruptuar sepse kështu ne do ta dëmtojmë dhe izolojmë vendin tonë.
Kontrolloni gjithashtu
Erin Elizabeth McKee: Marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë ndërrimit të administratave
Marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të ndryshme, thotë Erin Elizabeth …