Avokati i familjes së Astrit Deharit, z Tomë Gashi ka bërë disa kërkesa në drejtim të Ministrisë së Drejtësisë dhe kryeprokurorit të Prizrenit, Sylë Hoxha, me qëllim që në këtë hetim të marrin pjesë edhe ekspertë të pavarur. Ai në konferencën e mbajtur për media nga Vetëvendosja ka deklaruar se ekspertët nga Shqipëria, Besim Ymaj dhe Besim Latifaj – shqiptarë të cilët jetojnë prej vitesh në Londër, e kanë përcjellë obduksionin e trupit të Astritit për ata nuk i kanë gjitha provat të cilat i posedojnë ekspertët e mjekësisë ligjore. Kundërshtimi për t’i dhënë provat vjen nga prokurori i rastit, Metush Biraj, i cili ka saktësuar se këto prova nuk mund të na i japë, sepse as ai vet nuk i posedon. Lejimi i ekspertëve të pavarur, që kanë marrë pjesë në obduksionin e Astrit është bërë sa për sy e faqe, sepse nuk ju është mundësuar të kenë të gjitha provat që i kanë edhe ekspertët e mjekësisë ligjore. Kjo është arsyeja se pse ende nuk mund të angazhojmë ekspertë të pavarur të të gjitha lëmive, sepse na pamundësohet marrja e materialeve”, ka thënë, avokati Tomë Gashi.